RTSH 24 Live

Aktualitet

Ikja e energjisë në koncertin e Noizyt, OSHEE: Jo për shkakun tonë, por nga automati i pajisjeve brenda regjisë

14/08/2022

Ikja e energjisë në koncertin e Noizyt, OSHEE: Jo për shkakun tonë, por nga automati i pajisjeve brenda regjisë

Lidhur me lajmin për ikjen e energjisë elektrike gjatë koncertit të Noizyt në Sheshin ‘Nënë Tereza’, OSHEE ka sqaruar se ka pasur një rënie të automatit të pajisjeve brenda të regjisë, i cili menaxhohet nga vetë organizatorët e koncertit. Sipas OSHEE, shkak nuk ka qenë rrjeti elektrik, pasi fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

“Shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë”, njofton OSHEE.

/rtsh.al/