RTSH 24 Live

Aktualitet

Ikën i ftohti arktik, rinis procesi mësimor në vend

27/01/2022

Ikën i ftohti arktik, rinis procesi mësimor në vend

Pas 3 ditësh mungesë, procesi mësimor ka nisur për të gjithë shkollat  9-vjeçare dhe të mesme në vend.

Afati i pushimit i përcaktuar nga Ministria e Arsimit, si pasojë e të ftohtit arktik ka përfunduar.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, një ditë më parë, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka uruar nxënësit dhe mësuesit për rikthimin, këtë të enjte, në shkollë.

Ministrja Kushi u ka shprehur prindërve falenderimet, për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve të acarta.