RTSH 24 Live

Aktualitet

IGJEUM paralajmëron përmbytje

22/01/2021

IGJEUM paralajmëron përmbytje

IGJEUM paralajmëron përmbytje në 23-26 janar. Sipas tij në këto data priten reshje intensive të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit. Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi e Vlora. “Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.” bëhet e ditur në njoftimin e IGJEUM.