RTSH 24 Live

Kronika

Identifikimi biometrik i zgjedhësve/ KQZ letër Qeverisë dhe Kuvendit: 2.1 milionë lekë për realizimin e projektit

02/12/2020

Identifikimi biometrik i zgjedhësve/ KQZ letër Qeverisë dhe Kuvendit: 2.1 milionë lekë për realizimin e projektit

KQZ i ka dërguar shkresë Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave në vijim të përditësimit të informacionit lidhur me projektin e identifikimit biometrik duke kërkuar fonde për realizimin e projektit.

Në shkresën dërguar qeverisë KQZ vë në dukje datën e zgjedhjeve të ardhshme të dekretuara për më 25 prill dhe thekson se afati i  realizimit të këtij projekti është 145 ditë nga data e zgjedhjeve.

“Buxheti 2021 është miratuar pa përfshirë këtë projekt, për shkak se ende nuk kishte parashikuar vlerën e projektit”, thuhet në letrën e KQZ-së.

Shuma që KQZ i kërkon qeverisë është në vlerën 2,112, 484 lekë.

“Buxheti i miratuar në shumën 1 miliard lekë është i domosdoshëm për realizimin e procesit zgjedhor (pagesë komisionerësh, bazë materiale dhe shërbime zgjedhore) dhe nuk mund të anashkalohet tek ky projekt. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente për vënien në dispozicion të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme “Për implementimin e projektit për identifikimin elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021, në shumën 2,112, 484 lekë”, thuhet në shkresën që KQZ i dërgon Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave