RTSH 24 Live

Ekonomi

Ibrahimaj: Reduktim në rritjen e inflacionit gjatë muajit të fundit. Draft i ri për të ardhurat personale

20/05/2022

Ibrahimaj: Reduktim në rritjen e inflacionit gjatë muajit të fundit. Draft i ri për të ardhurat personale
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj

Gjatë një konference për mediat ku bëri një analizë për sektorin e ekonomisë për 4 mujorin e parë të vitit Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se gjatë 4 muajve të parë të vitit ka patur rritje në eksporte në vëllim dhe vlerë në të gjithë sektorët ndërsa importet kanë rënë me 1% në katërmujorin e parë të vitit, dhe shkak sipas Ibrahimaj ka qenë rënia në vëllim e importeve të plehrave kimike, pasi merren direkt nga Ukraina.

“Inflacioni për 4 mujorin e parë të vitit ka pasur normë mesatare rritje me 4.9% ndërsa në muajin prill rezultoi 6.2%. Për rritjen e inflacionit mujor nga marsi në prill kemi pasur reduktim të ritmit të rritjes së inflacionit. Në mars, inflacioni mujor është rritur me 3.9% ndërsa në prill rritja është me 1.1%. Pra kemi ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve që jep një sinjal pozitiv për pritshmëritë për inflacionin. Në eksporte kemi pasur rritje në vëllim dhe vlerë në të gjithë sektorët. Për të ardhurat në 4 mujorin e parë, janë realizuar në nivelin 187 miliardë lekë ose 34.7 miliardë më shumë sesa vitin e kaluar. Importet kanë rënë me 1% në katërmujorin e parë të vitit, dhe shkak ka qenë rënia në vëllim e importeve të plehrave kimike, pasi merren direkt nga Ukraina", tha Ibrahimaj

Ministra deklaroi se  FMN ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 2 në 3% për vitin 2022.

Kemi analizuar ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë për katër mujorin e parë të vitit, ku është karakterizuar nga norma të shtuara të inflacionit, ecuri të kënaqshme e treguesve të import e eksportit, ka përmirësim në treguesit të tregut të punës, ka pasur ecuri të mirë të aktivitetit të bizneseve, e norma të stabilizuara të kursit të këmbimit. Janë analizuar me kujdes javën e lakuar në prezencë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku në përfundim të vizitës ka arritur në rezultatin e rishikimit të parashikimit për rritjen për ekonominë shqiptare në nivelin 3% nga 2% që ishte parashikimi i raundit të mëparshëm"tha ajo.

Ndërkohë që për ligjin e ri për taksimin e profesioneve të lira ministria tha së shpejti do të publikohet drafti i ri  mbi të ardhurat të të vetë punësuarit.

Procesi i konsultimit publik për ligjin e tatimit mbi të ardhurat do të fillojë më 1 qershor. Është revolucion për deklarimin e të ardhurave. Drafti i ri për të ardhurat personale për tatimin e të vetpunësuarve do të publikohet për pak ditë. Do të ketë disa elementë të shtuar në deklarimin e të ardhurave, ligj i plotë që vjen në kohën e duhur” tha ajo.

Ndër të tjera ministrja sqaroi se “Akti normativ i kaluar në mbledhjen e qeverisë për subvensionimin e ndërtuesve që kanë kontrata tashme të lidhura me institucionet do të jetë deri në 30 %” , deklaroi Ibrahimaj.

/rtsh.al/

.