RTSH 24 Live

Ekonomi

Ibrahimaj: Eurobondi do të jetë nga 500-700 milionë euro me afat maturimi nga 7-10 vite

25/10/2021

Ibrahimaj: Eurobondi do të jetë nga 500-700 milionë euro me afat maturimi nga 7-10 vite

Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndëkombëtare për të marrë një Eurobond me vlerë 500-700 milionë euro.  Ministria e Financave Delina Ibrahimaj shprehet se ky Eurobond do të shërbejë për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret në arsim, shëndetësi, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike.“Financimi i siguruar nga Eurobondi do të shërbejë për përdorimin për mbështetje të përgjithshme buxhetore, e cila do të alokohet në shpenzime të përgjithshme publike për të siguruar që sektorët kryesorë, si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura të vijojnë rritjen e qëndrueshme, si dhe do të mbështesë investime publike, duke qëndruar në rreth 5 % të PBB-së. Një pjesë e Eurobondit do të mbetet balancë në TSA (llogarinë e unifikuar të buxhetit) për financimin e vitit 2022”, deklaroi ministrja.