RTSH 24 Live

Aktualitet

I zhdukur prej 6 muajsh/ SPAK sekuestron 34 pasuri të Ervis Martinajt, nga kazino, kompani e llogari kursimi për fëmijë

15/02/2023

I zhdukur prej 6 muajsh/ SPAK sekuestron 34 pasuri të Ervis Martinajt, nga kazino, kompani e llogari kursimi për fëmijë

Gjatë muaj pas zhdukjes së bosit të lojërave të fatit, SPAK ka nisur një aksion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se janë sekuestruar 34 pasuri në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij, ndërsa aksioni me urdhër të kreut të SPAK, Altin Dumani, po zhvillohet në Fushë-Milot dhe Kurbin. SPAK ka sekuestruar aksione të Martinajt dhe familjarëve të tij në disa kompani e shoqëri, hektarë toke, truall e ndërtesa, si dhe automjete luksoze

Më poshtë lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

  1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”
  6. Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
  7. Subjekti "Drenica Martinaj”
  8. Subjekti “V.K”
  9. Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
  10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
  11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
  12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
  13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
  14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
  15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
  16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
  17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
  18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
  19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
  21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
  22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
  23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
  24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
  26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
  32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
  33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
  34. Llogari kursimi për fëmijë

Fati i të shumëkërkuarir, Ervis Martinajt, mbetet mister pasi nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Forca të shumta policie, me urdhër të SPAK, më 7 janar, zhvilluan një kontroll blic në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në Surrel. Në banesë nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i Martinajt, por u morën nën hetim dokumente.

Një tjetër aksion u ndërmor nga SPAK në 26 dhjetor të 2022, në Kurbin, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH) ushtruan kontrolle në shtëpinë e Martinajt.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej datës 2 gusht të këtij viti, ku zhdukja e tij u denoncua në polici nga xhaxhai. Martinaj humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i tha se ai i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen, kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua. Ky i fundit u shoqërua në drejtorinë e policisë pak ditë më parë, pasi u kap duke lëvizur në të njëjtin automjet me Fatjon Murataj, i cili ishte në kërkim. Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, hera e fundit që Martinaj është parë gjallë ka qenë pikërisht në Shijak.

/rtsh.al/