RTSH 24 Live

Kulturë

I thanë të kthehej në vendin e tij, Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenarë si unë

11/03/2021

I thanë të kthehej në vendin e tij, Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenarë si unë

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, ishte konkurrent në edicionin e radhës të festivalit të “Sanremo”-s, ku për 3 net radhazi mbajti vendin e parë në klasifikim. Në klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut, Meta mbante vendin e parë. Por në finalen e madhe të 6 marsit, ai zuri vendin e tretë me këngën që mori shumë komente pozitive, “Un milione di cose da dirti”.

 

Këngëtari i njohur i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fjalët e tij. Ai u shpreh se “nëse do të dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga vij unë, do ndiheshit krenar, njësoj si unë”.

“Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, përfundoi Meta.