RTSH 24 Live

Aktualitet

I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak, kapet pas një viti 62-vjeçari

06/08/2022

I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak, kapet pas një viti 62-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 62-vjeçarin e shpallur në kërkim për 10 kilogramë kanabis dhe municion luftarak. Policia sqaron se 62-vjeçari P. Rr, është kapur duke kultivuar sërish bimë narkotike. Më 26 gusht të 2021 këtij personi iu gjetën në banesë 10 kilogramë kanabis, disa bimë kanabisi të kultivuara dhe një sasi municioni luftarak.

Me vendim të Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë në 16 shtator të 2021, 62-vjeçarit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

"Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për goditjen e paligjshëmrisë. Finalizohet operacioni policor i koduar "Otima", i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Selenicë, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, i cili u kap duke kultivuar sërish bimë narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: -P. Rr., 62 vjeç, banues në Selenicë, pasi shërbimet e Policisë, më datë 26.08.2021, si rezultat i kontrolleve të imtësishme, i gjetën në banesë dhe i sekuestruan 10 kg lëndë narkotike kanabis, disa bimë kanabisi të kultivuara dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesën së 62-vjeçarit, në Selenicë, në kuadër të operacionit “Otima”, iu gjetën të kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike cannabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë Vlorë.

/rtsh.al/