RTSH 24 Live

Aktualitet

I shpallur në kërkim - Arrestohet Xhelal Rraja, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal

10/07/2024

I shpallur në kërkim - Arrestohet Xhelal Rraja, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal

Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë.

Xhelal Rraja është vëllai i ish deputetit Rahman Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

/rtsh.al/