RTSH 24 Live

Sociale

I jepet fund maturës shtetërore, publikohen rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë

24/06/2024

I jepet fund maturës shtetërore, publikohen rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Provimi me zgjedhje është i fundit për maturantët këtë të hënë të 24 qershorit.

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit me zgjedhje, ndërkohë që nxënësit u paraqitën në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së testimit.

Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjati për 2 orë e 30 minuta.

Deri më tani janë zhvilluar tri provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj dhe Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematikë.

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj tashmë janë bërë publike. Këtë testim e kryen në total 26.616 maturantë.

952 maturantë kanë ngelur pasi morën notën 4, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Notat ende nuk janë shpallur për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, që konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit, ndërsa Eseja është pyetja që përmbyll provimin.

/rtsh.al/