RTSH 24 Live

Sociale

I hiqet licenca kompanisë që menaxhon linjën e Unazës, Veliaj paralajmëron edhe për linjat e tjera

13/09/2021

I hiqet licenca kompanisë që menaxhon linjën e Unazës, Veliaj paralajmëron edhe për linjat e tjera

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e autobusëve të Unazës. Kryetari Erjon Veliaj e bëri të ditur vendimin, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet. Sipas tij, vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës. 
“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër. “Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor.