RTSH 24 Live

Aktualitet

I ftohtë i acartë në Kukës, por situata është nën kontroll

26/01/2022

I ftohtë i acartë në Kukës, por situata është nën kontroll

I ftohti i acartë në Qarkun Kukës nuk ka sjellë probleme orët e fundit. Moti është i kthjellët  në gjithë territorin.  Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.  Nga kontraktorët po punohet për kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Arrën me Kukësin.  Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në shkallë Qarku. Në Rrugën e Kombit pavarësisht motit me temperatura nën zero gradë dhe reshjeve të dëborës qarkullimi vijon pa probleme.