RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Humbi jetën fëmija 3-vjeçar, Gjykata lë në burg edukatoren

11/01/2022

Humbi jetën fëmija 3-vjeçar, Gjykata lë në burg edukatoren

Gjykata ka lënë në burg me afat 30 ditor edukatoren e kopshtit privat në Fier ku humbi jetën nga pakujdesia një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas deklarimeve të dhënë grupit hetimor nga vetë edukatorja dhe personeli fëmija mendohet të ketë hipur mbi raft për të marrë xhupin por më pas ka mbetur i varur aty. 

Trupi i pajetë është gjetur nga edukatorja e grupit, 27 vjeçarja Redina Binjaku, e cila ka njoftuar prindërit dhe  ka shoqëruar edhe vogelushin në urgjencën e spitalit të Fierit. Nga bluzat e bardha bëhet me dije se fëmija ka mbërritur i pajetë në spital. 

Këtë të martë, gjykata e Fierit vedosi të japë masën e arrestit me burg për 30 ditë për edukatoren Binjaku. Ajo mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili këkroi një masë më të lehtë, atë të arrestit të shtëpisë për klienten e tij.

27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Nga ana e familjarëve, të cilët një ditë më parë u mblodhen edhe përpara pProkurorisë së Fierit ka pretendime për mënyrën se si ka ndërruar jetë 3 vjeçari, pasi fillimisht u deklarua që ka kamera sigurie të cilat do tu viheshin në dispozicin, e më pas u tha se zona ku ndodhi ngjarja nuk survejohej nga kamerat.