RTSH 24 Live

Politikë

Humbi gjyqin për “non-gratan” në Londër, Berisha: S’kishte asnjë provë dhe fakt por vetëm shpifje

17/06/2024

Humbi gjyqin për “non-gratan” në Londër, Berisha: S’kishte asnjë provë dhe fakt por vetëm shpifje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Londër që rrëzoi kërkesën e tij kundër shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe.

Duke folur nga dritarja e banesës së tij ku proteston ccdo ditë me demokratët teksa ndodhet në arrest shtëpie prej muajsh Berisha tha se për vendimin ndaj tij, nuk ka asnjë provë, asnjë të vërtetë, asnjë fakt, vetëm turp, vetëm shpifje, vetëm trillime”.

Sot në betejën tonë kundër vjedhjes së shqiptarëve dhe korrupsionit, ne arritëm një fitore të padiskutueshme. Të dashur miq, pas përjashtimit siç e quajnë në gjuhën zyrtare anglezët të Sali Berishës nga hyrja në Britaninë e Madhe, unë vendosa të njëjtën gjë, të mos loboj, por të padis në gjykata për shpifje autorët e shpifjeve të ulëta.

Mirëpo ligji britanik nuk lejonte drejtimin në gjykatë pa kaluar ankesa në Komisionin e Posaçëm të Apelimit që shqyrton si komision vendimet e Home Office. Pra, një komision duhet të shqyrtonte ankesën dhe pas mendimit të tij, unë fitoja të drejtën t’i drejtohesha sistemit gjyqësor anglez. Sot, në vendimin e tij, Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Ankesave për Emigracionin, deklaron se ai nuk ka hetuar nëse ka akuzat ndaj Berishës janë të vërteta apo jo. Në paragrafin 17 të vendimit, ky komision deklaron se ai ka hetuar nëse Sekretarja e Shtetit i ka analizuar drejt provat para saj.

Por edhe njëherë theksoj, se procedura që ndoqëm ka qenë jashtëzakonisht e çmuar, për secilin prej jush, për çdo shqiptar.

Kjo procedurë faktoi se për Sali Berishën, për vendimin ndaj tij, nuk ka asnjë provë, asnjë të vërtetë, asnjë fakt, vetëm turp, vetëm shpifje, vetëm trillime.

Kjo tregoi se vendimi ndaj Sali Berishës është vepër e korrupsionit shqiptaro-britanik transnacional.”, tha Berisha.

/rtsh.al/