RTSH 24 Live

Aktualitet

Humb kontrollin e motomjetin dhe përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë 40-vjeçari në Shijak

23/11/2022

Humb kontrollin e motomjetin dhe përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë 40-vjeçari në Shijak

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Rrotull në Shijak. Policia bën me dije se 40-vjeçari B.B teksa po drejtonte motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës e për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

/rtsh.al/