RTSH 24 Live

Kosovë

Hovenier: Formimi i ZSO-së është një detyrë urgjente për Kosovën

25/05/2023

Hovenier: Formimi i ZSO-së është një detyrë urgjente për Kosovën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se formimi i Unionit të Komunave me shumicë serbe është detyrë urgjente për Kosovën.

Ambasadori u shpreh se ZSO është element thelbësor në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Prishtinë- Beograd, ndërsa shtoi se ajo duhet të zbatohet si e tillë, në mënyrë që të sigurohet anëtarësimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Kosova u angazhua në vitin 2013 për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Ne kemi qenë shumë të qartë për një kohë të gjatë dhe presim që do të bëhet, dhe tani është një çështje edhe më urgjente sepse është një element thelbësor i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe ndaj Marrëveshjes së Brukselit. Ajo që po presim që Qeveria e Kosovës të bëjë është që të marrë pjesë aktivisht dhe në mënyrë kreative, në mënyrë urgjente në këtë proces dhe Miroslav Lajçak, që të ndërtojnë një statut”, tha Hovenier, raporton Tanjug.

/rtsh.al/