RTSH 24 Live

Kuriozitete

Hoteli i vetëm në botë që mund të flini në dy shtete në të njëjtën kohë

01/02/2023

Hoteli i vetëm në botë që mund të flini në dy shtete në të njëjtën kohë

Ky është i vetmi hotel që mund të strehojë klientët e tij në dy shtete në të njëjtën kohë dhe quhet Hotel Arbez Franco Suisse, i cili gjendet në fshatin e vogël të La Cure, pikërisht në vijën kufitare që ndan Francën nga Zvicra.

Duke filluar nga viti 1862, për shkak të Traktatit Ndërkombëtar të Dappes, territori pushoi së qeni tërësisht francez për t'u ndarë në mënyrë të barabartë me Zvicrën. Sot hoteli menaxhohet nga Alexander Peyron, i cili e ka trashëguar nga familja e tij.

Një biznesmen francez në atë kohë shfrytëzoi rastin për të ndërtuar një hotel mbi një dyqan ushqimor që ishte në anën zvicerane të kufirit dhe një pijetore ekzistuese në anën franceze.

Në disa dhoma, krevati është i ndarë në mënyrë perfekte midis Zvicrës dhe Francës, për një përvojë vërtet "ndryshe".

Një kuriozitet për këtë hotel shumë të veçantë është se në vitin 1962 ai u përdor si një vend sekret për negociatat që çuan Algjerinë të fitonte pavarësinë nga Franca.

/rtsh.al/