RTSH 24 Live

Aktualitet

Holta Zaçaj zgjidhet anëtarja e 9- të e Gjykatës Kushtetuese

16/01/2023

Holta Zaçaj zgjidhet anëtarja e 9- të e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka zgjedhur Holta Zaçaj, anëtare të 9-të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatja fituese mori 6 vota të plota, sikurse edhe kandidatja Elsa Miha. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Anëtaret e Gjykatës së Lartë mes Mihës dhe Zaçajt, zgjodhën këtë të fundit, për shkak të pikëzimit pasi u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha.

Holta Zaçaj, do të zëvendësojë Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati.

“Në përfundim të procesit të votimit, rezultoi se kandidatja Holta Zaçaj mori 6 (gjashtë) vota dhe kandidatja Elsa Miha mori 6 (gjashtë) vota, ndërkohë që 3 (tre) vota u shpallën të pavlefshme.

Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/