RTSH 24 Live

Sociale

Hipertensioni, mjekët të shqetësuar për kontrollin afatgjatë të sëmundjes

17/05/2022

Hipertensioni, mjekët të shqetësuar për kontrollin afatgjatë të sëmundjes

Hipertensioni “ose sëmundja e fshehtë” siç quhet ndryshe për shkak të prekjes së saj edhe pa shenja klinike është prezente tek një në tre shqiptarë, gjë qe rrit rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, te trurit, te veshkave etj.

Mjekët kardiologë në sistemin parësor por dhe ekspertet e Shëndetit Publik tregojnë me shqetësim rritjen e të prekurve nga sëmundja e presionit të lartë të gjakut.

Faktorët e stilit dinamik të jetesës por edhe rritja e ndërgjegjësimit për kontroll kanë  shtuar zbulueshmërinë e kësaj sëmundje por mjeket sot shohin më shumë problem, kontrollin në terma afatgjatë të  sëmundjes nga e cila pacientët lodhen shpejt dhe neglizhojnë faktorët

Mjekët apelojnë për kujdes ushqimor, aktivitet të shtuar fizik dhe sidomos uljen e përdorimit të kripës. Kësaj sëmundje në pjesën dërmuese i mungojnë ankesat tipike ndaj nëse nuk kontrollohemi ecuria e saj mund të na  rrezikojë seriozisht jetën.

/rtsh/