RTSH 24 Live

Kronika

Himarë, punonjësi i Ujësjellësit rrëzohet në malin e Çikës, shërbimet e emergjencës drejt vendngjarjes

28/06/2022

Himarë, punonjësi i Ujësjellësit rrëzohet në malin e Çikës, shërbimet e emergjencës drejt vendngjarjes

Një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë e Himarës është rrëzuar nga mali i Çikës. Sipas policisë, kanë qenë kolegët e 55-vjeçarit A.A ata që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar në spital.

Himarë/Informacion paraprak 

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

/rtsh.al/