RTSH 24 Live

Kulturë

Hilari Athanas, një zë premtues në muzikë

06/01/2021

Hilari Athanas, një zë premtues në muzikë

Hilari Athanas është vetëm 10 vjeç, por një emër premtues në muzikë. Ajo ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe prej 3 vitesh ka marrë pjesë në festivalin e këngës për fëmijë në Korçë, ku është vlerësuar me çmime. Në edicionin e 53-të të këtij festivali që u zhvillua në 30 tetor të vitit të kaluar ajo u shpall fituese me këngën “Jam fëmijë” me muzikë të Endri Prifti dhe orkestrim të Gent Myftaraj.

Hilari ndjek studimet në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës, ku prej 5 vitesh studion violinë. Ajo thotë se nuk i ndan dot këto dy pasione të sajat.

Për tekstet e këngëve të saj kujdeset e ëma, Julia Athanas. Në fundvitin e 2020-tës Hilari ka realizuar dhe videoklipin e saj të parë për këngën “Viti i Ri”, me muzikë dhe orkestrim nga Zhani Llogori, që ka ardhur si një kartolinë urimi për gjithë vogëlushët.

Edhe pse e vogël në moshë, Hilari duket se e ka nisur mbarë rrugën e artit dhe të muzikës.