RTSH 24 Live

Aktualitet

Hetimi për inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri nga qelia

24/11/2022

Hetimi për inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri nga qelia

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit do të vijojë të qëndrojë në qeli. Shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme Anti Korrupsion rrëzoi këtë të enjte kërkesën e ish-Ministri e Mjedisit, Lefter Koka, për daljen nga qelia, të akuzuar për aferën e inceneratorit të Fierit.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, Togat e zeza kanë sekuestruar edhe disa kompani, të cilat dyshohet se janë përdorur për këtë aferë.

SPAK prej kohësh ka shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  

Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit. 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar, thonë burimet, është edhe ai i Fierit.

/rtsh/