RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Hera e dytë brenda javës/ Shpërthim në një objekt në ndërtim në Shëngjin

11/12/2020

Hera e dytë brenda javës/ Shpërthim në një objekt në ndërtim në Shëngjin

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në Shëngjin, pranë një objekti në ndërtim.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që vihet eksploziv në këtë objekt, në pronësi të Liman Gjokës.

“Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” – njofton policia.