RTSH 24 Live

Politikë

Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon kreun e SPAK: Prova e radhës e kapjes së shtetit

08/07/2024

Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon kreun e SPAK: Prova e radhës e kapjes së shtetit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbledhi sot Kryesinë e Partisë së Lirisë ku gjatë fjalës së tij komentoi heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë.

Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën, tha Meta, ku është kapur narko-shteti I Edi Ramës, dhe Dum-dumanëve të tij, që ka të bëj pikërisht me shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga narkoshteti dhe ramaforma, dhe mafia ndërkombëtare që pastron paratë në vendin tonë”, deklaroi Meta.

Gjithashtu në fjalën e tij ai hodhi akuza edhe mbi kreun e SPAK, Altin Dumani duke përmendur takimin e tij me gazetarët duke u shprehur “torollaku që jep intervista off record”.

Ndërsa Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë. Institucionet e shtetit që nuk reagojnë me emergjencë në rastet e emergjencave kombëtare si në rastin e tërmetit tragjik që e paralajmëruam apo në rastin e COVID19“, tha Meta.

Ndërsa Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë.

Gjithçka e mire përcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari gjeneral Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record, ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedurial në funksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën.

SPAK-u torollaku e ka qepur gojën dhe as nuk guxon t’ia thotë emrin kryeministrit, jo më ta thërrasë apo t’I vërë prangat, kur të gjitha faktet janë atje bashkë”, shtoi Meta.

/rtsh.al/