RTSH 24 Live

Kuriozitete

Hëna ‘zbret’ në Dubai, mega-resorti gjigant prej 5 mln dollarësh që pritet të ndërtohet

10/09/2022

Hëna ‘zbret’ në Dubai, mega-resorti gjigant prej 5 mln dollarësh që pritet të ndërtohet

Me para të mjaftueshme është e mundur të bësh pothuajse çdo gjë në Dubai. Kompania kanadeze arkitekturore “Moon Ëorld Resorts” njoftoi ndërtimin e një mega-resorti 5 miliardë dollarësh në formën e Hënës.

Projekti ka për qëllim të ndihmojë vizitorët të përjetojnë turizmin hapësinor. Zona rreth sipërfaqes së resortit është projektuar për të ngjallur ndjesinë e të qenit në sipërfaqen e Hënës. Përveç kësaj, vizitorët mund të planifikojnë të rezervojnë një nga 300 rezidencat private, të njohura si ‘vilat qiellore’, të cilat do të vendosen në superstrukturën në formë disku.

“Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke përfshirë turizmin, transportin, pasuritë e paluajtshme, infrastrukturën, shërbimet financiare, aviacionin dhe hapësirën, energjinë, teknologjinë dhe natyrisht arsimin”, thotë kompania.

Ekzistojnë gjithashtu plane që struktura të shërbejë si një qendër për agjencitë hapësinore dhe astronautët e saj që planifikojnë misionet e tyre të ardhshme në hapësirë.

Gati për të ecur në Hënë për në pushimet tuaja të ardhshme?

/rtsh.al/