RTSH 24 Live

Lifestyle

Hëna e përgjakur, çfarë nuk duhet të bëni në këtë periudhë sipas astrologut turk

27/05/2021

Hëna e përgjakur, çfarë nuk duhet të bëni në këtë periudhë sipas astrologut turk

Sot, më datë 26 maj 2021, pritet të ndodhë një fenomen, i cili do të jetë më i dukshëm nga pjesë të caktuara të botës duke përfshirë Australinë, disa nga SHBA perëndimore, Amerika Jugore perëndimore dhe Azia Juglindore.

Hëna e plotë e majit njihet dhe si ‘’Hëna e gjakut’’, sepse do të krijojë një eklips hënor total dhe do të duket e kuqërremtë nga vende të caktuara. Për fat të keq, eklipsi i plotë i hënës nuk do të jetë i dukshëm nga Spanja, megjithëse hëna e plotë do të jetë një superhënë, por ne do të jemi në gjendje ta shohim atë përmes internetit pasi do të ketë transmetime të drejtpërdrejta.

Astrologu i njohur turk Dinçer Guner ka dhënë disa paralajmërime në lidhje me ‘Hënën e gjakut’. Sipas këtij astrologu duhet të qëndroni larg sjelljeve të ekzagjeruara, si dhe nuk duhet të bëni premtime që nuk i përmbushni dot. “Qëndroni larg sjelljeve fanatike dhe të ekzagjeruara, mos bëni premtime që nuk mund t’i përmbushni. Këshilla ime është që ju të mos debatoni me askënd në lidhje me fenë, besimin dhe sportet gjatë kësaj periudhe dhe të jeni sa më tolerant ndaj personit tjetër.”- shkruan në postim astrologu.

Një rekomandim tjetër është të bëni llogaritë tuaja për çështje materiale dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme.

 

Gjithashtu thote se për shkak të eklipsit të hënës, tensioni izraelito-palestinez mund të rritet. Skandalet financiare janë gjithashtu të mundshme në botë.