RTSH 24 Live

Teknologji

Helikopteri i NASA kryen me sukses udhëtimin e tij të shtatë

10/06/2021

Helikopteri i NASA kryen me sukses udhëtimin e tij të shtatë

Helikopteri i NASA -s “Ingenuity”, ka bërë fluturimin e tij të shtatë të suksesshëm në Mars, këtë herë duke u ulur në një fushë ajrore që ishte parë më parë, vetëm nga një orbitë Marsi.

Helikopteri bëri udhëtimin e tij të suksesshëm më 6 qershor, më shumë se dy javë pas fluturimit të tij të fundit. “Një tjetër fluturim i suksesshëm”, shkroi NASA JPL në Twitter.

Helikopteri në miniaturë, fluturoi për 62.8 sekonda, duke udhëtuar 348 metra në jug, përpara se të vendosej në një fushë të re ajrore. Droni gjithashtu, bëri një foto bardh e zi përgjatë fluturimit.