RTSH 24 Live

Kronika

Hedhja e tymuesve dhe shashkave në protestën e opozitës, policia ndalon protestues dhe merr prova

11/02/2023

Hedhja e tymuesve dhe shashkave në protestën e opozitës, policia ndalon protestues dhe merr prova

Policia nisi marrjen e provave, pas mbylljes së protestës së thirrur nga opozita, në fund të së cilës ndaj selisë së kryeministrisë u hodhën flakadanë dhe shkashk. 

Ekspertët vedosën piketat “skenë krimi“ dhe dokumentuan gjithçka protestuesit hodhë para godinës së kryeministrisë. Ato do të përdorens si provë për personat që janë idetifikuar apo do të idetifikohen se i hodhën ato.

Sakaq, bëhet e ditur, se disa persona janë shoqëruar nga policia për incidentet në kryeministri, ku u hodhën shashka e tymuese.

Të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës, konkretisht në Komisariati numër 1 dhe komisariati numër 2.

 

/ rtsh.al /