RTSH 24 Live

Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Ish-ministri i Drejtësisë Halimi: Qeveria të tërhiqet, të merret mendimi i ekspertëve

15/06/2022

Harta e re gjyqësore, Ish-ministri i Drejtësisë Halimi: Qeveria të tërhiqet, të merret mendimi i ekspertëve

"Drafti i hartës së re gjyqësore duhet të kthehet mbrapsht nga qeveria dhe të merret mendimi i ekspertëve ndërkombëtar". Kështu u shpreh Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi i ftuar në studion e RTSH24. 

Halimi shprehet kundër draftit të hartës së re pasi sipas tij drafti aktual nuk i shërben qytetarëve, gjyqtarëve dhe as uljes së shpenzimeve buxhetore shtetërore. Ndër të tjera ai sugjeron rishikimin e hartës por jo të mbylljen e gjykatave në mënyrë drastike, duke larguar qytetarin nga drejtësia dhe pa bërë studim të mirëfilltë fizibiliteti. Nëse qeveria do miratojë këtë draft, Halimi thotë se gjykatat e Apelit do të asfiksohen nga fluksi i lartë i çështjeve.

12 mijë avokatë në gjithë vendin vijuan edhe këtë të mërkurë bojkotin e seancave gjyqësore, pasi kundërshtojnë drafti e hartës së re gjyqësore të hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe miratuar nga Ministria e Drejtësisë, por që pret vendimin e Këshillit të Ministrave për tu vënë ose jo në zbatim.

Ky draft parashikon mbylljen e 9 gjykatave në 9 qytete, 4 gjykata Administrative dhe 5 gjykata të Apelit.

/rtsh/