RTSH 24 Live

Art

Hapet edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë 2023

17/05/2023

Hapet edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë 2023

Është hapur edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë në skenën e “Grand Théâtre Lumière” për të mirëpritur jurinë që do të japë Palmën e Artë.

Hapja e ceremonisë nisi me premierën filmit "Jeanne du Barry" interpretuar nga Johnny Depp i cili u publikua sot në kinematë franceze.

Shumë yje ishin prezent në tapetin  e kuq si Michael Douglas, i cili do të marrë Palmën e Nderit, së bashku me gruan e tij Catherine Zeta-Jones dhe vajza e tyre, Carys.  

Por nuk munguan edhe shumë të famshëm të tjerë si Naomi Campbell, Alessandra Ambrosio, Catherine Deneuve, Uma Thurman, Helen Mirren, Brie Larson, Elle Fanning etj.

Zgjedhja zyrtare e Kanës 2023: lista e plotë

Club Zero - Jessica Hausner

The Zone of Interest - Jonathan Glazer

Fallen Leaves- Aki Kaurismäki

Four Daughters- Kaouther Ben Hania

Asteroid City- Wes Anderson

Anatomie d’Une Chute- Justine Triet

Monster- Hirokazu Kore-eda

Il Sol dell’Avvenire- Nanni Moretti

La Chimera- Alice Rohrwacher

L’Eté Dernier- Catherine Breillat

La Passion De Dodin Bouffant- Tran Anh Hung

About Dry Grasses- Nuri Bilge Ceylan

May December- Todd Haynes

Rapito- Marco Bellocchio

Firebrand- Karim Ainouz

The Old Oak- Ken Loach

Banel et Adama- Ramata-Toulaye Sy

Perfect Days- Wim Wenders

Jeunesse- Wang Bing

/rtsh.al/