Të paktën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit kundër spitalit indonezian në pjesën veriore të qytetit të Gazës , njoftoi këtë të hënë Ashraf al-Kintreh , zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit. Mes viktimava mësohet të ketë edhe mjekë.
"Ushtria izraelite po rrethon spitalin indonezian dhe ne kemi frikë se ajo që ndodhi në spitalin al-Sifah do të ndodhë atje," shtoi ai.
Sulmi vjen pasi sipas Hamasit janw rënë dakord për një armëpushim për lirimin e pengjeve, por Izrael mohon dhe nuk e respekton.
Marrëveshja parashikon lirimin e rreth 150 grave dhe fëmijëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Nga ana e tij kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit/.BBC
/rtsh.al/