RTSH 24 Live

Teknologji

Hakohet GoDaddy, ekspozohen 1.2 milionë konsumatorë

22/11/2021

Hakohet GoDaddy, ekspozohen 1.2 milionë konsumatorë

GoDaddy beson se sulmi ka ndodhur më 6 Shtator 2021 ndërsa një hetim është në porces. Kompania po punon me konsumatorët për të lëshuar certifikata të reja SSL.

Regjistruesi i domaineve dhe ofruesi i shërbime të hostimit GoDaddy lajmëroi ditën e sotme se ishte hakuar. Kompania tha se hakerët kishin fituar akses në ambientin e hostimit të menaxhuar të WordPress. Afro 1.2 milionë përdorues janë ekspozuar nga fjalëkalimet e administratorit, tek sFTP, databazat dhe çelësat privatë SSL.

GoDaddy beson se sulmi ka ndodhur më 6 Shtator 2021 ndërsa një hetim është në proces. Kompania po punon me konsumatorët për të lëshuar certifikata të reja SSL.

Sulmi i fundit kibernetik ndaj GoDaddy ishte në 2020 ku një individ kishe kompromentuar 28 mijë llogari përdoruesish. Në 2018-ën një gabim i AWS ekspozoi serverët e GoDaddy.