RTSH 24 Live

Film

Gwyneth Paltrow i jep lamtumirën kinemasë

12/12/2020

Gwyneth Paltrow i jep lamtumirën kinemasë
Gwyneth Paltrow

Aktorja e njohur amerikane, Gwyneth Paltrow njoftoi zgjedhjen dhe arsyen e saj për t’i thënë lamtumirë kinemasë, duke u shprehur se e kishte humbur dashurinë për aktrimin, në një intervistë për stacionin radio “Sirius XM”.

“Mendoj se kur je në qendër të vëmendjes për 26 vjet dhe, sinqerisht, një person i aftë që nuk e do aq shumë aktrimin, mendon: Po tani kush duhet të jem?  Çfarë jam? Për ku jam drejtuar?”, tha ajo.

Paltrow shpjegoi, gjithashtu, se një pjesë e magjepsjes së punës së saj ishte zhdukur për shkak të të qenët vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut.

Roli i fundit kryesor në një film i Paltrow ishte në 2015 te “Mortdecai” dhe që atëherë ka luajtur Pepper Potts, një rol dytësor, në seritë “Avenger: Infinity War” dhe “Avenger: Endgame”, si edhe “SpiderMan: Homecoming”. /ATSH/