RTSH 24 Live

Botë

Guinea fillon vaksinimin kundër Ebolës

23/02/2021

Guinea fillon vaksinimin kundër Ebolës

Guinea fillon vaksinimin kundër Ebolas të martën, pasi një aeroplan me 11.000 doza u zbarkua në kryeqytetin Conakry.

Një shpërthim i sëmundjes hemorragjike u diagnostikua fundjavën e kaluar, në vendin e Afrikës Perëndimore, e para në rajon që nga shpërthimi në 2013-2016, kur 11.300 njerëz vdiqën në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

Disa vaksina po dërgohen në Nzerekore në juglindje, ku pesë persona vdiqën kohët e fundit nga Ebola dhe vaksinimi pritet të fillojë, gjithashtu, në Conakry.