RTSH 24 Live

Kosova

Gucati dhe Haradinaj pritet të dalin para Gjykatës Speciale

30/04/2021

Gucati dhe Haradinaj pritet të dalin para Gjykatës Speciale

Këtë të premte pritet të mbahet seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku para speciales do të dalin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.  Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.Për këtë prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures, por ata të dy i kanë mohuar akuzat.