RTSH 24 Live

Art

Gruaja e Bruce Willis ndan një mesazh pikëllimi në ditëlindjen e 68-të të aktorit

20/03/2023

Gruaja e Bruce Willis ndan një mesazh pikëllimi në ditëlindjen e 68-të të aktorit

Emma Heming Willis, gruaja e aktorit Bruce Willis, ka folur për “dhimbjen dhe pikëllimin” që ndjen për sëmundjen e të shoqit, teksa festuan ditëlindjen e tij të 68-të.

E kam nisur mëngjesin duke qarë, siç mund ta shihni nga sytë e mi të fryrë, është e rëndësishme që ju të shihni të gjitha anët e kësaj," tha ajo në një video në Instagram .

Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në shkurt. Kjo erdhi pasi vitin e kaluar ai u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur.

Diagnoza e demencës së aktorit ndikon në gjuhën, sjelljen dhe aftësinë për të planifikuar.

Nuk ka asnjë kurë apo ndërhyrje që mund të ngadalësojë përparimin, kështu që simptomat e tij do të vazhdojnë të përkeqësohen.

/rtsh.al/