RTSH 24 Live

Sociale

Gripi shënon raste të rënda, mjekët: Meningjiti, problem tek fëmijët

24/01/2023

Gripi shënon raste të rënda, mjekët: Meningjiti, problem tek fëmijët

Fluski i të sëmurëve sa vjen e shtohet për shkak të gripit dhe infeksioneve të tjera virale. Dhjetëditëshi i tretë i janarit ka shënuar shtim të rssteve të rënda nga gripi i cili ka mbajtur në rregjim shtarti pacientet rreth 7 ditë.

Mjekja e familjes, Vielota Kacori shpjegon se në shumë raste i është dashur të orientojë pacientët kronikë për analiza laboratorike shtesë.

Problem tek fëmijët gjatë këtij muaji kanë qënë edhe rastet e meningjiti i cili në pjesën dërmuese është menaxhuar nga pediatrit e qendrave shëndetësore por jo në pak raste janë referuar në spital.

Për të prekurit rëndë nga gripi mjekët po japin nga 5-7 ditë-qëndrimi në shtëpi ndërsa ku situata rëndohet pacienti duhet të paraqitet tek mjeku specialist për të bërë diferencën nëse është komplikacion nga gripi apo infeksion tjetër.  

Aktualisht vaksina e gripit është pothuajse në mbarim dhe doza të mbetuar mund të ketë në ndonjë qënder po mjekët thonë se pas prekjes nga gripi nuk ka më kuptim aplikimi i saj. Tani mbetet të vijohet me vaksinën anti-covid.

/rtsh/