Qeveria greke ndryshon masat anticovid në vend, duke i zbutur disa prej tyre. Sipas vendimit të qeverisë hiqet detyrimi i paraqitjes së testi dhe mjafton vetëm një certifikatë vaksinimi nga një vend europian.
Lajmi u bë u ditur prej vetë ministrit grek të shëndetësisë Thanos Plevris,i cili deklaroi se ky vendim hyn në fuqi në datën 07 shkurt. Sipas zotit Plevris, tashmë kurba e infeksioneve covid ka filluar të bjerë dhe vala e mutacionit Omicron konsiderohet si e pa rrezikshme, ndaj dhe Greqia po nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik që nis në mars,dhe që pritet të jetë ndër më të mirët e viteve të fundit për Greqinë.
Nga ky vendim do të përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë,të cilët aktualisht paguajnë shuma parash për testin PCR dhe rapid test sa herë udhëtojnë drejt Greqisë pavarësisht vërtetimit të vaksinimit, madje autoritet greke bënin një test të dytë konfirmues në momentin e hyrjes në territorin grek në pikën kufitare.
Heqja e detyrimit të testit PCR ose rapid test vlen për këdo ka vërtetim vaksinimi për të paktën dy doza të vaksinës, pavarësisht llojit të kësaj vaksine, pra njihen edhe vaksina kineze dhe Sputnik.
Aktualisht numri i personave të vaksinuar në Greqi arrin në 70% të popullsisë,ndërsa sistemi shëndetësor grek po përballon me sukses valën e mutacionit Omicron me një mesatare prej rreth 18.000 të infektuar në ditë, por me më pak se 600 persona të intubuar, çka vlerësohet si brenda parametrave jetikë të sistemit shëndetësor të vendit.