RTSH 24 Live

Aktualitet

Greqia shtyn vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt

22/01/2021

Greqia shtyn vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt

Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës Kufitare të Kapshticë deri më 8 shkurt të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.
Policia sqaron se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.