Në tre fronte, konkretisht në Rodos , Korfuz dhe Karistos , vijon beteja e zjarrfikësve me flakët. Që nga mëngjesi, mjetet ajrore kanë nisur sërish punën ndërsa shkatërrimet e shkaktuara nga zjarret veçanërisht në ishullin Rodos, janë të pallogaritshme.
Zjarri është në zhvillim të plotë edhe në Korfuz, ku vendbanimet në Lutses , Palia Perithia dhe Lavki përballen me rrezikun më të madh. Shqetësimi shtohet edhe nga fakti se gjatë ditës në ishull pritet të ketë erëra.
Ndërsa në Karistos , po bëhen përpjekje për të mbajtur flakët larg fshatrave Panochori dhe Platanistos. Ndërsa ekspertet thonë se dëmet në pronë dhe në mjedis janë të pallogaritshme.
/rtsh.al/