RTSH 24 Live

Greqi

Greqia në 21 maj në zgjedhje të përgjithshme

28/03/2023

Greqia në 21 maj në zgjedhje të përgjithshme

Greqia mban në 21 maj zgjedhjet e përgjithshme. Kjo u bë e ditur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në mbledhjen e kabinetit të tij, mbajtur të martën (28 mars).

Mitsotakis tha se një raundi i dytë i zgjedhjeve, nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohet në fillim të muajit korrik.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm, Makis Voridis dhe ministri i Financave, Theodoros Skylakakis do të paraqesin mekanizmat në lidhje me administratën publike. 

Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave.

Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës.

Mitsotakis, në pushtet që nga viti 2019, është përballur me një valë zemërimi publik për keqfunksionimin e sistemit hekurudhor, që shkaktoi një tragjedi të rëndë, pas përplasjes së një treni mallrash me një tren pasagjerësh ku vdiqën 57 persona.

/rtsh/

Gazetare: Teuta Shamku