RTSH 24 Live

Aktualitet

Greqia merr dozat e para të vaksinës Moderna, regjistron 25 viktima në 24 orë

13/01/2021

Greqia merr dozat e para të vaksinës Moderna, regjistron 25 viktima në 24 orë

Në Greqi sot kanë mbërritur 8 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID, Moderna. Sipas mediave greke, 20 mijë doza të vaksinës Moderna do të jenë në Greqi deri në fund të janarit, 115 mijë doza në shkurt dhe 105 mijë në mars. Totali i dozave të vaksinës së Moderna për tremujorin e parë të vitit për Greqinë janë 240 mijë doza. Greqia do të marrë gjithashtu 427,050 doza nga Pfizer deri në fund të janarit, 362,700 doza deri në fund të shkurtit dhe 558,675 doza të tjera në mars. Në total, 1,348,425 doza do të dorëzohen nga Pfizer deri në fund të marsit. Ditën e djeshme në Itali  mbërritën dozat e para të vaksinës Moderna.

Bilanci i COVID

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid krahasuar me një ditë më parë në Greqi. Sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se në orët e fundit kanë humbur jetën 25 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 671 raste të reja.