RTSH 24 Live

Greqi

Greqia kërkon PCR ose test të shpejtë përpara hyrjes

10/01/2022

Greqia kërkon PCR ose test të shpejtë përpara hyrjes

Nga sot, personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet një test negativ të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR) ose një test të shpejtë përpara hyrjes në vend, për shkak të përkeqësimit të situatës së koronavirusit.

Kjo vlen për të gjithë udhëtarët e moshës 5 vjeç e lart që mbërrijnë në Greqi nga ora 06:00 (04:00 GMT), pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më shumë se 72 orë i vjetër dhe testi i shpejtë jo më shumë se 24 orë në momentin e mbërritjes.

”Kjo rregullore do të zbatohet fillimisht deri më 24 janar”, njoftoi të dielën Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Kufijve Tokësorë.

Udhëtarët në Greqi gjithashtu duhet të vazhdojnë të regjistrohen në një faqe interneti qeveritare përpara se të nisin udhëtimin e tyre.

Në Greqi, numri i të infektuarve me koronavirus është rritur me shpejtësi ditët e fundit.

Rreth 35 000 raste të reja regjistrohen çdo ditë në vendin me pothuajse 11 milionë banorë./ DPA