RTSH 24 Live

Greqi

Greqi, zjarr i madh në një hotel në Kretë

11/07/2022

Greqi, zjarr i madh në një hotel në Kretë

Një zjarr ka rënë pak pas orës 17:00 në një hotel në zonën e Kokkini Hanit, Komuna Hersonissos, Grete., raporton Protothema.gr.

Nga kompleksi shumëkatësh dilte tym i dendur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të forta të Zjarrfikësve të Heraklionit.

Nuk raportohet ende për persona të bllokuar pasi në momentin e parë të alarmit zyrtarët u kujdesën për evakuimin e hotelit.

Në vendngjarje po operojnë 6 zjarrfikëse me 18 zjarrfikës.