RTSH 24 Live

Greqi

Greqi-Spitalet nën presion nga rritja e infeksioneve me Covid-19

25/02/2021

Greqi-Spitalet nën presion nga rritja e infeksioneve me Covid-19

Greqia konfirmoi 1 913 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilat pesë u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), çka ka rritur presionin mbi spitalet.

Pranimet e reja me Covid-19 në spitale në shkallë vendi ishin dje 304 (një rritje ditore prej 1,67 pikë përqindje).

“Sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë arriti të trajtojë dhe mbështesë të gjithë pacientët, megjithë presionin e madh të ushtruar që nga fillimi i pandemisë”, tha presidentja e Shoqatës së Kujdesit Intensiv, Anna Kotanidou.

Gjithashtu kreu i komitetit shkencor përgjegjës për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv në spitalet publike, Kotanidou, vuri në dukje se Athina aktualisht po përjeton presionin më të madh të tillë.

Duke folur në të njëjtën konferencë, ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias shtoi se “rajoni i Atikës po përjeton barrën më të lartë epidemiologjike”./ANA