RTSH 24 Live

Greqi

Greqi, shkalla e transmetimit të Covid-19 ngadalësohet, por rastet aktive ende të shumta

05/12/2020

Greqi, shkalla e transmetimit të Covid-19 ngadalësohet, por rastet aktive ende të shumta

Shkalla e transmetimit të koronavirusit të ri në qendrat e mëdha urbane mbetet e ulët, deklaroi profesori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Athinës, Gkikas Magiorkinis gjatë një konferencë të drejtpërdrejtë mbi përparimin e pandemisë në Greqi.

Magiorkinis, një anëtar i komitetit të ekspertëve të Ministrisë greke të Shëndetësisë, paralajmëron, megjithatë, se rastet aktive janë ende shumë të larta, megjithë një rënie të infeksioneve të reja prej 15-20% në Athinë dhe 20-22 % në Selanik.

Rastet aktive janë konfirmuar infeksione që ende nuk kanë përfunduar ciklin 14-ditor të izolimit në shtëpi.”Ekziston gjithashtu një ulje e lehtë e infeksioneve të reja tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Një ulje në numrat e sëmundshmërisë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se javën e kaluar”, shtoi ai.

Magiorkinis i bëri thirrje publikut që të jetë jashtëzakonisht i vëmendshëm, veçanërisht banorët e qyteteve dhe fshatrave. ”Fakti që ata nuk jetojnë në qytete të mëdha nuk do të thotë që virusi nuk do t’i prekë”, tha ai.