RTSH 24 Live

Greqi

Greqi – Mitsotakis riformaton qeverinë

04/01/2021

Greqi – Mitsotakis riformaton qeverinë

Zëdhënësi i ri i qeverisë greke, Christos Tarantilis njoftoi sot se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kishte bërë ndryshime në qeveri.

Burimet qeveritare thonë se riorganizimi pas një vit e gjysmë qeverisje nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar, që vërtetohet më së miri në faktin se nuk ka ndryshime në ministritë e rëndësishme si ajo e Financave, e Jashtme, e Shëndetësisë apo e Mbrojtjes.

Ndryshimet më të rëndësishme janë në Ministrinë e Brendshme, ku ministri i ri do të jetë Makis Voridis, i cili zëvendësoi Takis Theodorikakos dhe në Ministrinë e Punës, ku ministri i ri Kostis Haxidakis zëvendësoi Giannis Vroutsis.

Betimi i ministrave në presidencë do të bëhet nesër.