RTSH 24 Live

Greqi

Greqi – Kontrolle policore për zbatimin e masave COVID-19 përpara Pashkës

29/04/2021

Greqi – Kontrolle policore për zbatimin e masave COVID-19 përpara Pashkës

Kontrolle policore për pajtueshmërinë me kufizimet antiCOVID-19 po zbatohen mbi një bazë 24-orëshe në të gjitha daljet e qytetit përpara Pashkës, theksuan burimet e policisë.

“Këto kontrolle do të vazhdojnë me një normë të pakësuar gjatë gjithë Javës së Shenjtë, ndërsa kontrollohet të gjitha dokumentet e paraqitura në polici “, thanë ata.

“Kontrollet po kryhen në pikat e pagesave në autostradat kombëtare dhe rrugët anësore të autostradave, si edhe në autobusët ndërqytetës dhe në porte, ndërsa të gjithë ata që nuk kanë dokumentet e nevojshme nuk do të lejohen të udhëtojnë në një rajon tjetër”, shtuan burimet.

Policia ka lëshuar shifra që tregojnë se  janë vënë gjobat për dy shkelje dhe 170 automjete nuk janë lejuar të hyjnë në Athinë./ATSH