RTSH 24 Live

Greqi

Greqi, ende luftë me zjarret, mungesa e energjisë elektrike problem për ujësjellësat

12/08/2021

Greqi, ende luftë me zjarret, mungesa e energjisë elektrike problem për ujësjellësat

Xhepa të vegjël zjarresh vazhdojnë të digjen në zonat e qytetit antik të Olimpias, në Ilia dhe në Peloponezin Perëndimor, deklaroi zëvendësdrejtori rajonal i Ilias, Vasilis Janopulos.

Zjarrfikësit janë fokusuar në një rajon në mesin e komuniteteve të Lasdikas, Milies dhe Kryonerit.

Ai shtoi se 30 zjarrfikës të tjerë nga Austria pritet të mbërrijnë sot.

“Përderisa rreziku i rindezjes në frontet e zjarrit nuk është zbutur ende, ne po përshpejtojmë përpjekjet tona për të regjistruar menjëherë dëmet”, tha Yiannopoulos.

Zjarret u ndezën sërish përgjatë bregdetit të Evias Veriore, nga Agia Anna në Agriovotano.

Zjarrfikësit u përballën edhe me problemet e pompimit të ujit sepse disa fshatra nuk kanë energjinë elektrike dhe rrjedhimisht ujësjellësat e tyre nuk funksionojnë.

Qindra ushtarë mbërritën në zonë dhe po ndihmojnë në shuarjen e xhepave më të vegjël të zjarrit.